Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit dhe situatën aktuale politike.
Pjesa dërmuese e qytetarëve [69%] të anketuar mendojnë se gjendja politike në Kosovë po shkon në drejtim të gabuar, derisa vetëm 12% e tyre mendojnë se po shkojnë në drejtim të duhur.
Qytetarët edhe njëherë [80%] kanë konfirmuar se preferojnë që presidenti të jetë person apolitik ndërsa pjesa tjetër mendojnë se ai duhet t’i takojë ndonjë partie politike.
42% e qytetarëve mendojnë se pas zhvillimeve të fundit politike, LDK do të preferonte që presidenti i ardhshëm të jetë nga PDK, 7% nga AAK, 22% as nga PDK e as AAK, derisa 28% s’kanë mendim për këtë çështje.
Sa i përket opsionit të zgjedhjeve të reja, 46% e qytetarëve mendojnë se ato do të ndodhin për shkak të mospajtimeve që partitë politike do t’i kenë për zgjedhjen e presidentit, 32% e qytetarëve mendojnë se zgjedhjet bëhen për arsye tjera.
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)
Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.