Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me protestën e PSD-së kundër Gjykatës Speciale.
Rreth 42% e respodentëve aksionin e PSD-së e kanë parë si të panevojshëm. Rreth 26% mendojnë se protesta ishte e nevojshme. Derisa 32% e respodentëve nuk kanë dhënë përgjigje.
Rreth 41% e qytetarëve pajtohen me deklaratën e PSD-së se “Gjykata Speciale është e padrejtë prandaj prej saj nuk mund të pritet që të sjellë drejtësi”. 29% nuk pajtohen me këtë pohim. Derisa 30% e respodentëve nuk kanë pasur përgjigje.
Rreth 56% e qytetarëve mendojnë se do të ketë arrestime tjera nga Gjykata Speciale. Mbi 7% e qytetarëve nuk mendojnë se do të ketë arrestime tjera nga Specialja. 37% e qytetarëve nuk kanë dhënë përgjigje në këtë pyetje.
Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)
Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.