Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për rolin opozitar të AAK-së.
Mbi 42% e qytetarëve mendojnë se AAK duhet të bashkëpunojë me PDK-në dhe LDK-në në opozitë.
Mbi 29.4% mendojnë se AAK nuk duhet të ketë bashkëpunim me PDK-në e LDK-në në opozitë. Mbi 28% nuk kanë mendim për këtë temë.
Rreth 45% e respodentëve nuk mendojnë se Besnik Tahiri është i përshtatshëm për të qenë në garë për kryetarë të Podujevës. Rreth 26% mendojnë se është kandidatë i duhur për Podujevën. 29% nuk kanë mendim për këtë temë.
Mbi 61% e qytetarëve të anketuar mendojnë se roli i AAK-së në opozitë nuk është aq i rëndësishëm. Rreth 17% mendojnë se roli i AAK-së është deri diku i rëndësishëm. Ndërsa mbi 9% mendojnë se roli i AAK-së në opozitë është me rëndësi.
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)
Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.