Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me bastionet e LDK-së dhe pozitën e kësaj partie në elektorat.
44% e qytetarëve mendojë se LDK në zgjedhjet e ardhshme komunale do të humb të gjitha bastionet që ka aktualisht. 27% e respodentëve mendojë se kjo parti do të humb disa bastione në zgjedhjet komunale, derisa rreth 7% mendojnë se LDK nuk do të humb asnjë bastion.
Por mbi 67% e qytetarëve mendojnë se LDK nuk do të arrijë që në zgjedhjet e ardhshme komunale të merr ndonjë bastion që e ka humbur ndër vite. Vetëm 10% mendojnë se LDK mund ta rikthejë ndonjë bastion që e ka humbur.
40% e pjesëmarrësve në anketë mendojnë se humbja e Podujevës është ndër humbjet më të mëdha të LDK-së. 38% e tyre humbjen e Podujevës e shohin si humbjen më të madhe të LDK-së. Ndërsa vetëm rreth 7% e qytetarëve humbjen e LDK-së në Podujevë nuk e shohin si të rëndësishme.
Sipas 69% të qytetarëve që i janë përgjigjur sondazhit, largimi i Vjosa Osmanit ka ndikuar në humbjen e Podujevës derisa 31% e tyre mendojnë se largimi i saj nuk ka ndikuar në rezultatet e Podujevës.
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)
Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.