Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
71% e qytetarëve mendojnë se vendimi i Kushtetueses është i drejtë, 11% mendojnë se vendimi nuk ka qenë i drejtë, derisa rreth 18% nuk kanë mendim.
Mbi 37% e pjesëmarrësve në sondazh mendojnë se vendimi i Kushtetueses nuk ka qenë i motivuar politikisht. Rreth 37% e tyre mendojnë se vendimi nuk ka qenë i motivuar politikisht, derisa rreth 26% nuk kanë opinion për këtë çështje.
46% e qytetarëve mendojnë se Kushtetuesja nuk i ka tejkaluar kompetencat kur ka vendosur për shpërndarjen e Kuvendit. 23% mendojnë se Kushtetuesja e kaloi kompetencat me këtë vendim derisa 30% nuk kanë opinion.
Mbi gjysma e pjesëmarrësve në sondazh (61.64%) nuk e shohin të arsyeshëm vonesën kaq të gjatë nga Kushtetuesja për shpalljen Aktgjykimit. 16% e arsyetojnë këtë vonesë, derisa 22% nuk kanë ndonjë opinion.
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)
Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.