Telegrafi

Sondazhi nga Pyper: 37% e qytetarëve mendojnë se arrestimi i Fazliut ishte veprim i duhur, 26% e konsiderojnë arrestimin jo të duhur

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me arrestimin e ish-kryetarit të OVL UÇK-së, Faik Fazliu.

Mbi 47% e respodentëve mendojnë se arrestimi i Fazliut nuk ka ndikuar në dëmtimin e imazhit të UÇK-së. Rreth 28% e të pyeturve mendojnë se me këtë arrestim është dëmtuar imazhi i UÇK-së. Derisa 25% nuk kanë shprehur opinion për këtë pyetje.

37% e respodentëve arrestimin e Faik Fazliu e konsiderojnë veprim të duhur. 26% e konsiderojnë veprim jo të duhur. Ndërsa 37% nuk kanë pasur përgjigje për këtë pyetje.

Mbi 36% e qytetarëve mendojnë se me arrestimin e Fazliut është rritur besimi në Policinë e Kosovës. 15% mendojnë se me këtë veprim është ulur besimi në Policinë e Kosovës. 20% mendojnë se perceptimi për policinë ka mbetur i njëjtë. Derisa rreth 28% nuk kanë opinion për këtë pyetje.

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.