Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Në këtë sondazh, Pyper ka pyetur qytetarët në lidhje me ndryshimet që kanë ndodhur në lidershipin e opozitës.
Rreth 33% e respodentëve mendojnë se kryetarët e sapo zgjedhur të subjekteve opozitare janë të duhurit për të bërë opozitë të fortë. Mbi 44% e qytetarëve mendojnë se këta persona nuk mund të bëjnë opozitë të fortë. 23% e tyre nuk kanë pasur përgjigje.
Mbi 31% e qytetarëve mendojnë se subjektet opozitare po reformohen me kryetarët e rinj. Rreth 46% mendojnë se subjektet opozitare nuk do të reformohen as me kryetarët e rinj. Mbi 23% nuk kanë pasur përgjigje në këtë pyetje.
Mbi 34% e qytetarëve mendojnë se përzgjedhjet e reja të liderëve të PDK e LDK do të ndikojnë edhe në rezultatet e zgjedhjeve lokale. Rreth 45% mendojnë se këto përzgjedhje nuk do të kenë ndikim në zgjedhje lokale. 21% nuk kanë pasur mendim për këtë pyetje.
Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)
Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.