Telegrafi

Sondazhi i Marcas: Kur të gjithë mendojnë se do të largohet Ronaldo, fansat kanë mendim të kundërt (Foto)

Cristiano Ronaldo pritet të largohet gjatë verës prej Real Madridit.

Mediat portugeze dhe spanjolle ditët e fundit kanë raportuar se lojtari është tejet i pakënaqur me trajtimin që i ka bërë skuadra me rastin që prokuroria spanjolle i ka ngritur aktakuzë për evazion fiskal.

Megjithëse, tashmë edhe në bastoret sportive kuotohet largimi me koeficient të vogël dhe shumë ekspert mendojnë se do të largohet, kështu nuk mendojnë lexuesit e gazetës së afërt me Realin, Marca transmeton Telegrafi.

Në një sondazh të kësaj të fundit, ku kanë marrë pjesë mbi 500 mijë vetë rezultati ka dal në favor të asaj që portugezi nuk do të largohet.

Rreth 57 për qind e tyre mendojnë se CR7 nuk do të largohet prej Los Blancos ndërsa 47 për qind janë të sigurt se Reali nuk do të llogarit në shërbimet e portugezit për sezonin e ardhshëm.

Ndryshe, klauzola për largimin e 32-vjeçarit është 1 miliard euro ndërsa interesim kanë shprehur Manchester United dhe PSG. /Telegrafi/