Një sondazh i realizuar nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) nxjerr në pah se 40 për qind e qytetarëve të anketuar kanë deklaruar se një anëtar i familjes iu jeton apo punon në një ndonjë vend të huaj, ndërkaq 19 për qind e tyre kanë thënë se do të dilnin jashtë vendit për një periudhë më të gjatë e jo vetëm për pushime.
Sondazhi është zhvilluar nga 6 deri më 27 maj 2024, ndërkaq mostra përbëhej 1,200 qytetarë të Kosovës, të moshës 18 vjeç e lart.
Në pyetjen se a jeton ose punon aktualisht jashtë vendit ndonjë pjesëtar i familjes suaj?
40 për qind e respodentëve janë shprehur PO
59 për qind e respodentëve janë shprehur JO
1 për qind kanë refuzuar të përgjigjen
IRI po ashtu i ka pyetur respodentët “Nëse do të kishin mundësi, do të zgjidhnin të dilnit jashtë vendit, jo vetëm për pushime, por për një periudhë më të gjatë?
19 për qind janë përgjigjur definitivisht PO
33 ndoshta PO
15 për qind ndoshta JO
29 për qind definitivisht JO,
4 për qind kanë refuzuar të përgjigjen ose nuk e dinë
Pyetja tjetër ishte “Nëse do të kishin mundësinë të vizitojnë ndonjë nga vendet e zonës Shengen, cili do të ishte qëllimi i vizitës”
Këto ishin përgjigjet e respodentëve:
34 për qind – Do ta vizitoja si turist
30 për qind – Do të vizitoja një anëtar të familjes që jeton jashtë vendit
20 për qind – Do të vizitoja për qëllime të lidhura me punën
5 për qind – Do ta vizitoja për qëllime edukative
8 për qind – Nuk planifikoj të vizitoj asnjë nga vendet e zonës Shengen
4 për qind – nuk e dinë ose refuzojnë të përgjigjen
1 për qind – për qëllime tjera. /Telegrafi/