Rezultatet e një sondazhi të ri, në të cilin janë përfshirë qytetarët e Katalonisë, kanë treguar se mbështetja për pavarësinë ka rënë tre muaj para mbajtjes së referendumit të planifikuar.
Sipas sondazhit, 49.4 për qind e qytetarëve të Katalonisë kundërshtojnë ndarjen nga Spanja, e cila është një përqindje më të lartë në krahasim me rezultatet e një sondazhi të bërë në mars.
Nga sondazhi del po ashtu se 41.4 për qind e qytetarëve e dëshirojnë pavarësinë, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë të pavendosur në lidhje me dy pyetjet, raporton AP.