Një sondazh i ri CNN/SSRS zbulon se ish zëvendëspresidenti Joe Biden udhëheq në shtetin e Florida me një diferencë prej 51% me 46% mbi presidentin Donald Trump midis votuesve të regjistruar.
Sondazhi i CNN pason një sondazh të Universitetit Quinnipiac të lëshuar në fillim të kësaj jave, i cili tregoi Biden me një epërsi prej 51% me 38%, përcjell Telegrafi.
Dhe siç shkruan CNN, Trump nuk ka udhëhequr në asnjë prej sondazheve në Florida, që nga fillimi i muajit mars.
Një fakt i tillë, vlerëson mediumi në fjalë, që sondazhet në Florida favorizojnë Biden duhet të jetë një nga shenjat më të mëdha paralajmëruese për fushatën e Trump.
Kjo pasi që, asnjë republikan nuk e ka fituar presidencën pa Florida që nga Calvin Coolidge në vitin 1924. /Telegrafi/