Telegrafi

Sondazhet për partitë politike, jo kredibile (Video)

Partitë politike në fazën e fundit janë bërë pjesë e sondazheve të ndryshme qoftë nga anketimet e agjencioneve hulumtuese, mediumeve dhe portaleve.

Jo rrallë herë këto sondazhe marrin karakter politik jo serioz, pasi nuk bëhen për interesin e publikut por për disponimin e partive politike.

Profesori i sociologjisë, Fadil Maloku këtë problem e sheh tek mos përfshirja e organizatave kompente gjegjësisht sociologëve për t’i realizuar hulumtimet mbi bazën e një ekspertize profesionale.

Ai po ashtu tha se janë të përcaktuara disa kritere për të qenë një sondazh i besueshëm siç është: caktimi i mostres, hartimi i pyetësorit dhe menaxhimi i kohës.

Kurse, Menaxheri i projektit tek agjencioni UBO Consulting, Valon Feka tha se sa i përket rezultateve të cilat publikohen nga ana e portaleve dhe mediumeve tjera, nuk mund të thuhen që janë kredibile dhe që bartin në vete saktësi.

Ai deklaroi se saktësia e rezultateve varet nga një moster dhe metodologji e konceptuar në mënyrë të drejtë dhe prej nivelit të kontrollimit në terren. /Tribuna Channel/