Kanë mbetur edhe dy javë deri te nisja e festivalit evropian të muzikës, i njohur si Eurovisioni.
Ueb-faqja që merret me këtë festival prestigjioz, Wiwibloggs ka bërë një sondazh me këngët pjesëmarrëse.
Pas numërimit të 42632 votave për 41 këngët pjesëmarrëse, përfaqësuesi i Holandës, Duncan Laurence, i cili do të këndojë këngën, “Arcade” mori 5036 vota, që është 11.81 për qind e të gjitha votave të hedhura.
Njëherazi është 1.500 vota më shumë se rivali i tij më i afërt, ku gjendet përfaqësuesja shqiptare.
Your favourites to win Eurovision 2019 are:
🥇🇳🇱 @dunclaurence
🥈🇦🇱 Jonida Maliqi
🥉🇮🇹 @Mahmood_MusicRead the full results ~ via @JustPadraig https://t.co/iFEPZ313hT
— wiwibloggs (@wiwibloggs) May 3, 2019
Në vendin e dytë është renditur Jonida Maliqi e Shqipërisë. Këngëtarja e këngës, “Ktheju Tokës”, ka fituar 3484 vota ose 8.17 për qind të votave të hedhura.
Në dhjetor, Shqipëria u bë vendi i parë që zgjodhi këngëtaren dhe këngën e saj për Tel Avivin. Dhe ngadalë, por me siguri, Jonida është duke fituar vrull që nga ajo kohë.
Ndryshe, edicioni i 64-të i festivalit do të mbahet në Izrael nga data 14 deri më 18 maj në qytetin e Tel Avivit.
Renditja e top këngëve:
1. Holanda: Duncan Laurence “Arcade” 11.81% (5,036 vota)
2. Shqipëria: Jonida Maliqi “Ktheju Tokës” 8.17% (3,484 vota)
3. Italia: Mahmood “Soldi” 6.95% (2,964 Vota)
4. Armenia: Srbuk “Walking Out” 4.75% (2,027 vota)
5. Zvicra: Luca Hänni “She Got Me” 4.71% (2,010 vota)
6. Rusia: Sergey Lazarev “Scream” 4.51% (1,922 vota)
7. Greqia: Katerine Duska “Better Love” 4.49% (1,916 vota)
8. Portugalia: Conan Osíris “Telemóveis” 4.31% (1,839 vota)
9. Islanda: Hatari “Hatrið Mun Sigra” 4.13% (1,762 vota)
10. Malta: Michela “Chameleon” 3.96% (1,687 vota). /Telegrafi/