Site icon Telegrafi

Sondazh i New York Times: Harris kryeson në tri shtetet kryesore kundër Trumpit

Shtetet e Pensilvanisë, Michigan-it dhe Wisconsin-it janë shumë të rëndësishme për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Dhe për këtë rregullisht po organizohet sondazhe në baza javore. Një të fundit e ka bërë gazeta më e madhe amerikane, The New York Times në bashkëpunim me Siena College.

Sipas tyre, kandidatja demokrate, Harris kryeson kundër republikanit Trump në tri këto shtete.

Në secilin shtet, Harris ka mbështetjen e 50 për qind të votuesve ndërsa Trump 46 për qind, transmeton Telegrafi.

Theksojmë se këto shtete janë të njohura si “swing states” ose “battleground states” (të luhatshme) që do të thotë se votuesit në këto shtete mund të mbështesin ose një kandidat demokrat ose një kandidat republikan, duke bërë që rezultati të jetë i paparashikueshëm. Kandidatët shpesh fokusohen në këto shtete pasi rezultati mund të vendosë fituesin e zgjedhjeve presidenciale.

Kujtojmë se shteti i Pensilvanisë ka 20 vota elektorale, Michigan 15 vota elektorale dhe Wisconsin dhjetë sosh. Për të fituar presidencën, një kandidat duhet të arrijë të fitojë 270 vota elektorale dhe këto shtete mund të luajnë një rol kyç në arritjen e këtij qëllimi.

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, këto tre shtete u fituan nga Donald Trump, megjithëse ato kishin votuar tradicionalisht për demokratët në zgjedhjet e mëparshme. /Telegrafi/

Exit mobile version