Telegrafi

Sondazh nga Pyper: 57% e të anketuarve mendojnë se rikthimi i masave anti-COVID nuk ështe i domosdoshëm

Foto: Arkiv

Së fundmi është paralajmëruar një rikthim i mundshëm i masave anti-COVID. Si rrjedhojë ka pasur edhe reagime të shumta nga qytetarët e bizneset. E për të hetuar këndvështrimin e qytetarëve për këtë, një sondazh me rreth 1200 qytetarë anembanë Kosovës është realizuar nga kompania e hulumtimeve Pyper.

Fillimisht sa i përket respektimit të masave aktuale anti-COVID, 57% e të anketuarve nuk e shohin të nevojshme t’i respektojnë këto masa. Kjo sepse as qeveritarët nuk i respektojnë ato. E po ashtu, 78% e konsiderojnë të padrejtë dënimin e qytetarëve për mosrespektimin e masave kur ato nuk janë respektuar as gjatë fushatës zgjedhore. Gjithashtu një pjesë e madhe e të anketuarve (88%) e ndihen të pabarabartë me të tjerët. Kjo sepse sipas tyre ata mund të dënohen për mosrespektimin e masave ndërsa qeveritarët jo.

Veç kësaj, se gjërat në Kosovë janë duke shkuar në drejtim të gabuar sa i përket COVID-19 pajtohen 63% e të anketuarve. Kjo është evidente nga numri i madh i rasteve me virus dhe gjobave për mosrespektim të masave. Por pavarësisht kësaj, 57% e kanë konsideruar jo të domosdoshëm rikthimin e masave. Kjo mund të jetë si rezultat i pasojave të mundshme në ekonominë e Kosovës  pasi që mbyllja e bizneseve është një masë që 1/4 e të anketuarve nuk do të dëshironin të rikthehej. E për më shumë, 61% e të anketuarve konsiderojnë se qeveria nuk interesohet se si ata do të mbijetojnë në rast se rikthehen masat COVID-19.

Ndërkaq 3 masat më të përzgjedhura që janë konsideruar të pranueshme për t’u rikthyer janë moslejimi i vijimit të aktiviteteve ku ka shumë njerëz p.sh. koncertet, ndeshjet sportive etj. (50%), ndalimi i organizimit të dasmave dhe ahengjeve familjare (47%) dhe karantinimi i komunave me numër të lartë të infektimeve (26%).

Lloji i mostrës: Jo e rastësishme

Mostra sipas gjinisë:

Mostra sipas grupmoshave:

Mostra sipas komunave: