Site icon Telegrafi

Sondazh nga Pyper: 29.03 për qind e qytetarëve nuk besojnë se COVID-19 ekziston në Kosovë

Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në vendin tonë, Pyper ka realizuar një sondazh me një mostër jo të rastësishme ku ka reflektuar të dhëna interesante mbi bindjen e qytetarëve sa i përket virusit COVID-19.

“Së pari, vlen të ceket se vetëm 31.18% kanë raportuar se janë shumë të shqetësuar lidhur me numrin e lartë të rasteve me COVID-19 në Kosovë. Një përqindje më e vogël prej 24.20% ndihen mesatarisht të shqetësuar dhe 17.74% nuk janë aspak të shqetësuar lidhur me këtë.
Njëkohësisht, më shumë se gjysma e pjesëmarrësve në sondazh (61.58%) vlerësojnë se coronavirusi po mbivlerësohet pasi që sipas tyre virusi është më pak i rrezikshëm se që po portretizohet në media. Në anën tjetër, 14.47% konsiderojnë se ky virus është më i rrezikshëm se që po portretizohet në media. Vetëm rreth ¼ e pjesëmarrësve vlerësojnë se rrezikshmëria e virusit është aq sa po portretizohet në media”, thuhet në sondazhin e Pyper.

Më tej, është e rëndësishme të theksohet se prej numrit total të pjesëmarrësve, 29.03% kanë pohuar se nuk besojnë se në Kosovë ekziston COVID-19. Për dallim prej këtij grupi, pjesa e mbetur e pjesëmarrësve janë shprehur se besojnë në ekzistencën e këtij virusi mirëpo vlerësimi i tyre mbi numrin e rasteve me virus është i ndryshëm. Më saktësisht, 43.81% besojnë se numri i të infektuarve me COVID-19 që po raportohet në Kosovë është më i madh se që është realisht ndërsa disa besojnë se ky numër është më i vogël se që është realisht (31.92%). Vetëm rreth ¼ e pjesëmarrësve besojnë se numri i rasteve që po raportohen me COVID-19 është real.

“Sidoqoftë, përkundër kësaj, ekzistojnë edhe perceptime të llojllojta se për kë paraqet rrezik coronavirusi. Sipas 69.51% të pjesëmarrësve, të rrezikuar nga COVID-19 janë vetëm personat që kanë ndonjë sëmundje shoqëruese ndërkaq për 6.55% të rrezikuar janë personat që nuk kanë ndonjë sëmundje. Për dallim prej këtyre dy grupeve, 16.28% vlerësojnë se coronavirusi paraqet rrezik si për personat që kanë sëmundje shoqëruese ashtu edhe për personat që nuk kanë ndonjë sëmundje. Ndërkaq 7.67% konsiderojnë se coronavirusi nuk paraqet rrezik për asnjërin prej këtyre dy kategorive.

Se coronavirusi përbën rrezik për njerëzit është theksuar nga ekspertë të ndryshëm e së fundmi edhe Ministria e Shëndetësisë ka implementuar masa të ndryshme për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Veç kësaj, vlen të ceket se prej të gjithë pjesëmarrësve që ishin pro rikthimit të masave ndaj COVID-19 (41.69%), më shumë se gjysma e tyre vlerësojnë se komunat në të cilat ka raste aktive me COVID-19 duhet të futen në karantinë (54.34%). Në mes tjerash, disa nga masat që janë përmendur janë edhe mbyllja e bizneseve në të cilat ka qarkullim të madh të njerëzve (42.98%), kufizimi i lëvizjes (41.74%), vetëkarantinimi i personave që hyjnë në Kosovë (38.84%) si dhe pezullimi i përkohshëm i linjave të udhëtimit ajror dhe tokësor nga vendet me risk të lartë dhe të mesëm (31.61%)”, thuhet në sondazh.

Numri i pjesëmarrësve: 1161 pjesëmarrës

Mostra sipas gjinisë:

– Femër (54.52%)
– Mashkull (45.48%)

Mostra sipas grupmoshës:

– 16 – 25 vjeç (53.23%)
– 26 – 35 vjeç (29.72%)
– 36 – 45 vjeç (9.91%)
– 46+ vjeç (7.15%)

Mostra sipas komunës:

– Prishtinë (19.98%)
– Prizren (7.75%)
– Ferizaj (6.63%)
– Mitrovicë (5.43%)
– Podujevë (5.34%)
– Gjilan (5.08%)
– Pejë (4.65%)
– Rahovec (4.39%)
– Gllogoc (4.31%)
– Lipjan (4.31%)
– Fushë Kosovë (4.05%)
– Vushtrri (3.96%)
– Gjakovë (3.79%)
– Malishevë (3.10%)
– Suharekë (2.67%)
– Skenderaj (2.15%)
– Viti (2.15%)
– Deçan (1.89%)
– Shtime (1.29%)
– Klinë (1.29%)
– Istog (1.21%)
– Kamenicë (1.21%)
– Obiliq (1.12%)
– Kaçanik (0.86%)
– Dragash (0.86%)
– Shtërpcë (0.09%)
– Zveçan (0.09%)
– Kllokot (0.09%)
– Novobërdë (0.09%)
– Junik (0.09%)
– Hani i Elezit (0.09%). /Telegrafi/

Exit mobile version