Telegrafi

Sondazh: Kush mendoni se do të jetë në krye të Skenderajt pas zgjedhjeve lokale 2021?

Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në mbajtjen  e zgjedhjeve lokale 2021. Më 17 tetor (e diel) qytetarët do të votojnë për kryetarin e tyre të ri.

Telegrafi ka filluar me publikimin e disa sondazheve ku do të përfshihen të gjitha komunat dhe kandidatët.

Në këtë sondazh të gjithë mund të votojnë për kandidatin që mendojnë se do të udhëheqë me komunën përkatëse.

Serinë e këtyre sondazheve, Telegrafi e vazhdon me Komunën e Skenderajt. Në garë për kryetar të Skenderajt janë tre kandidatë: Bekim Jashari ( i pavarur ), Sokol Haliti ( i pavarur ), dhe Fadil Nura (PDK).

Lexo po ashtu Sondazh: Kush mendoni se do të jetë në krye të Obiliqit pas zgjedhjeve lokale 2021?

Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në Komunën e Skenderajt është 53 mijë e 479, numri i qendrave të vendvotimit 33, numri i vendvotimeve 85.

Më 14 tetor do të mbyllen të gjitha sondazhet, ku pastaj në një lajm do të përmblidhen rezultatet finale. Për të shikuar të gjitha sondazhet, klikoni këtu. /Telegrafi/


Sondazhi është krijuar për t’i dhënë lexuesit tonë një mundësi për të shprehur mendimin e tij nëpërmjet votës. Në një IP mund të votohet vetëm një herë.