Site icon Telegrafi

Sondazh: A e meriton edhe një mandat kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu?

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut po afrohen, ndërsa partitë politike kanë nisur me kalkulimet dhe zyrtarizimin e kandidatëve me të cilët do të garojnë në këto zgjedhje.

Në prag të zgjedhjeve, Telegrafi Maqedoni ka nisur një sondazh, në lidhje me kryetarët aktual të komunave më të mëdha në vend, nëpërmjet të cilit synohet matja e besimit të qytetarëve tek udhëheqësit e tyre të pushtetit lokal.

Kërkojmë mendimin tuaj për kryetarin e Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, i cili në krye të kësaj komune u zgjodh në vitin 2017, si përfaqësues i Lëvizjes Besa. Ai pritet të garojë edhe në zgjedhjet e radhës për kryetar të Zhelinës.

Blerim Sejdiu ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i KF Shkëndija në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2011. Nga viti 2010 deri në vitin 2016 ka qenë shef i Departamentit për çështje juridike të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup.


Faleminderit për votimin.

Exit mobile version