Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut po afrohen, ndërsa partitë politike kanë nisur me kalkulimet dhe zyrtarizimin e kandidatëve me të cilët do të garojnë në këto zgjedhje.
Në prag të zgjedhjeve, Telegrafi Maqedoni ka nisur një sondazh, në lidhje me kryetarët aktual të komunave më të mëdha në vend, nëpërmjet të cilit synohet matja e besimit të qytetarëve tek udhëheqësit e tyre të pushtetit lokal.
Enver Pajaziti është lindur në fshatin Çellopek, ndërsa në mandatin e fundit (2017) ka garuar si kandidat i pavarur, por është mbështetur nga partia politike BDI.
Prej vitit 1989 deri më 2002 është marrë me biznes privat, kurse prej vitit 2002 deri më 2005 ka qenë drejtorë në kompaninë e sigurimeve “SIGMA”. Në vitin 2005 e mere përfaqësinë për VOLKSWAGEN për Tetovë, dhe në zgjedhjet lokale të vitit 2009 u zgjodh kryetar i Komunës së Bërvenicës. Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 për herë të tretë u zgjodh kryetar i komunës së Bërvenicës.