Site icon Telegrafi

Sondazh/ A duhet të shkarkohet Alain Giresse?

Kosova barazoi me Rumaninë pa gola në “Fadil Vokrri”, në një ndeshje që krijoi më shumë dhe kishte shumë raste.

Shigjetat e publikut ‘Dardanë’ janë të gjitha drejt përzgjedhësit, Alain Giresse, i cili ende nuk ka marr asnjë fitore në këto kualifikime.

Kosova nga tri ndeshje ka tri barazime, pra tri pikë, larg nga ajo që pritej para se të nisnin këto kualifikime.

Standings provided by Sofascore

Fillimisht Kosova mori një barazim si mysafir i Izraelit (1-1), që u llogarit një rezultat i mirë edhe pse Dardanët ishin në epërsi nga pjesa e parë.

Barazimi në shtëpi ndaj Andorrës (1-1) ishte dështimi i madh i Giresses, ku filluan shigjetat ndaj tij.

Edhe ndeshja e sotme ka shtuar zërat për largimin e tij, edhe pse kanë mbetur edhe shtatë ndeshje deri në përfundimin të fazës eliminatore.

Me 21 pikë në lojë, gjasat mbeten reale, edhe pse do të zhvillohen dy ndeshje ndaj Zvicrës që është kreu i grupit aktualisht.

Kosova pas disa ditësh luan ndaj Bjellorusisë në Budapest të Hungarisë, ku do të kërkojë fitoren e parë dhe ky do të jetë besohet rasti i fundit për francezin Giresse. /Telegrafi/

 


Exit mobile version