Philippe Coutinho është prezantuar si lojtarë i Barcelonës, por ajo që ra në sy është se lojtari ende nuk e ka zgjedhur numrin në fanellë.
Coutinho është në pritje për ta marr numrin e ri.
Gjasat më të mëdha janë që braziliani të zgjedh fanellën me numrin 14, që e mban një lojtar që kishte ardhur pikërisht nga Liverpooli.
Javier Mascherano e mban këtë numër, por prite të largohet nga Spanja për të vazhduar karrierën e tij në Kinë.
Kjo fanellë është legjendare pasi me të ka bërë emër njëri nga yjet më të mëdha të futbollit te Barcelona, Johan Cruyff.
Mundësi është edhe numri 7 që mbahet nga Arda Turan që po ashtu është duke kërkuar skuadër të re.
Numër i lirë është numri 24, që nuk e mban askush, por edhe numri 12 dhe 22 mund të mbeten të lirë, nëse largohen Rafinha ose Vidal.
“Jam shumë i lumtur. Siç kam thënë se është një ëndërr. Falë shumë njerëzve, në radhë të parë Zotit, prindërit e mi dhe familja që më ka qëndruar pranë në çdo moment”, ka thënë Coutinho.
Lojtari mund të pret për pasi nuk do të luajë tri javë shkaku i një lëndimi në këmbë. /Telegrafi/