Disa astronomë kanë publikuar studimin më të detajuar të Rrugës së Qumështit, duke zbuluar mijëra tërmete yjore dhe ADN-në e yjeve, duke ndihmuar në identifikimin e qosheve më të banueshme të galaktikës tonë.
Observimet që bëhen nga Sonda Gaia e Agjencisë Evropiane të Hapësirës mbulojnë rreth dy miliardë yje, rreth 1 për qind të numrit total të yjeve në galaktikën tonë, shkruan The Guardian.
Këto observime po u mundësojnë astronomëve që të bëjnë rikonstruktimin e strukturës së galaktikës sonë dhe që të zbulojnë edhe se si galaktika ka evoluar përgjatë miliarda viteve.
Studimet e mëparshme të bëra nga Gaia, një anije hapësinore robotike e cila u lëshua në hapësirë në vitin 2013, ka pikasur lëvizjen e yjeve të galaktikës sonë, në detaje të mahnitshme, transmeton Telegrafi.
E duke e bërë rikthimin e pamjeve, astronomët mund të bëjnë modelimin e formësimit të galaktikës. Observimet e fundit shtojnë detaje të përbërjes kimike, temperaturave yjore, ngjyrave, masave dhe moshës së galaktikës sonë, kjo duke u bazuar në spektroskopi, ku drita yjore ndahet në gjatësi të ndryshme valore.
Këto matje papritmas zbuluan mijëra tërmete në sipërfaqet yjore, ngjarje këto kataklizmike të ngjashme me cunami. /Telegrafi/