Telegrafi

SONA, djali i DJ-it Black Coffe do të performojë në hapjen e sezonit të Zone Club më 22 qershor

SONA, djali i DJ-it dhe producentit të njohur Black Coffee, është një yll në ngritje që ka arritur sukses të jashtëzakonshëm brenda vetëm 12 muajve të dedikimit ndaj karrierës së tij muzikore.

I lindur në Afrikën e Jugut, SONA është bërë shpejt një nga DJ-të më të kërkuar, duke magjepsur audiencën në festivale dhe vende të ndryshme në të gjithë kontinentin dhe në vendlindjen e tij.

E ju do të keni mundësinë të përjetoni performancën dinamike të SONA-s drejtpërdrejt në Zone Club më 22 qershor.

Nëse jeni adhurues të muzikës elektronike nuk duhet ta humbisni këtë natë të paharrueshme. /Telegrafi/