Telegrafi

Son: Tottenhami nuk dorëzohet kurrë

Heung-Min Son në momentin e golit (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Heung-Min Son e vendosi ndeshjen ndërmjet Tottenham Hotspur dhe Manchester City duke e shënuar golin e vetëm në këtë sfidë.

Futbollisti jugkorean është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij duke thënë se do të luftojnë edhe në ndeshjen e kthimit në Etihad Stadium.

Lexo po ashtu Tottenhami fiton ndaj Cityt me epërsi minimale

“Si skuadër nuk dorëzohemi kurrë. Luftojmë. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, por e merituam fitoren dhe ishim më efektivë se ata”.

“Më pëlqen ky stadium. Është e mahnitëse të luash këtu. Jam shumë falënderues që i kam këta bashkëlojtarë dhe këta tifozë të shkëlqyer”.

“Luajtëm mirë dhe luftuam, ndërsa 90 minutat tjera do t’i zhvillojmë si mysafirë. Do të luftojmë të bashkuar”, ka deklaruar Son pas ndeshjes. /Telegrafi/