Në përballjen në mes të Evertonit dhe Tottenham Hotspurit kishte disa skena të tmerrshme.
Ndeshja që përfundoi pa fitues (1-1) në Goodison Park e a Andre Gomesin me një lëndim të rëndë që e pësoi nga Heung-Min Son.
Ylli i Spurs tentoi ta ndalonte mesfushorin spanjoll, mirëpo ndërhyrja e tij ishte e gabuar, derisa në rrugë ishte edhe Aurier.
https://twitter.com/AxholeRose/status/1191056674431201280
Son shkoi me të dyja këmbët në Gomesin, derisa nga rrokullisja e tij në tokë, shkoi në këmbët e Aurierit, për të pësuar kështu lëndimin e rëndë.
Në fillim dukej si një ndërhyrje e lehtë dhe gjyqtari Martin Atkinson nxori kartonin e verdhë, por pas ndihmës nga VAR-i, e nxori të kuqin.
Son e kuptoi gabimin e tij dhe filloi të kërkonte falje, por kur pas se këmba e ish-anëtarit të Barcelonës ishte thyer, filloi të qante dhe ta kapte kokën me duar. /Telegrafi/
Andrew Gomes tackle from son and aurier .. #gomes #aurier #EVETOT pic.twitter.com/BQYkYZsFwm
— Michael (@whatmbtweeted) November 3, 2019