Telegrafi

Son Heung-min zbulon se vuan nga një sëmundje e rrallë e cila mund t’i kishte dhënë fund karrierës së tij

Son Heung-min ka zbuluar se ai vuan nga një sëmundje e rrallë e cila mund ta kishte ndaluar atë që të bëhet një yll i Premier Leagues.

Ylli i Tottenhamit, Heung-min, me paraqitjet e tij ka bërë që të konsiderohet gjerësisht si njëri ndër lojtarët më të mirë në Ligën Premier dhe në Evropë gjatë viteve të fundit.

Reprezentuesi i Koresë së Jugut kishte formuar një partneritet ‘vdekjeprurës’ me Harry Kane, dhe këtë sezon ka bërë një hap para duke shënuar 14 gola në ligë, dhe duke plotësuar boshllëkun që la anglezi pas transferimit tek Bayerni.

Që prej se u bë pjesë e Tottenhamit për 22 milionë euro nga Bayer Leverkuseni, Son ka shënuar 117 gola dhe ka dhuruar 60 asistime në 292 paraqitje në Premier League.

Në 2021 në një dokumentar për Amazone Prime, teksa shpjegohej udhëtimi i Son nga fëmijëria në Korenë e Jugut e deri në Premier Leauge, Son kishte pranuar se ai vuan nga pagjumësia.

Personat që vuajnë nga pagjumësia kanë vështirësi që të flenë gjumë ose të qëndrojnë mjaftueshëm në gjum sa për tu ndjerë të relaksuar në mëngjes.

Teksa vetëm një nga tre persona në Angli vuan nga simptomat e pagjumësisë, diku rreth 10 për qind e njerëzve në mbarë botën kanë simptoma mjaft serioze sa për tu konsideruar si një çrregullim i plotë./Telegrafi/