Telegrafi

Son e pranon se Liverpooli është skuadra më e mirë në botë: Kemi vuajtur shumë në Anfield

Tifozët e Lierpoolit do ta mbajnë gjatë në mend yllin korean Heung Min Son.

Goli i sulmuesit të aziatik në sfidën Liverpool – Tottenham bëri që skuadra londineze të largohet me një pikë nga Anfield dhe The Reds të mbetën me pak gjasa për titullin e kampionit.

Por ka qenë vet Son që ka pranuar se Liverpooli është njëra nga skuadrat më të mira në botë dhe kanë vuajtur shumë ndaj tyre.

Son ka deklaruar se janë të dërrmuar nga ndeshja me The Reds, pasi qëllimi i tyre ishte të mbrohen.

“Liverpooli është një nga skuadrat më të mira në botë. Ndonjëherë na duhet të mbrohemi, detyrë të cilën e bëmë shumë mirë”.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Liverpool 1-1 Tottenham: Diaz dhe Emerson më të mirët

“Plani ynë i lojës i tillë ishte. Jam shumë i lodhur pas kësaj ndeshje, jam i dërrmuar, ishte një nga ndeshjet më të vështirë që kam luajtur në jetën time”, deklaroi Son.

Me pikën e fituar ndaj Liverpool, Tottenham ndodhet në vendin e pestë në tabelë me 62 pikë, një më pak se Arsenali që ka një takim mëpak të zhvilluar. /Telegrafi/