Site icon Telegrafi

Somnambulizmi nuk është as sëmundje as çrregullim: Si duhet reaguar kur fëmija ecën natën nëpër gjumë

Kjo dukuri relativisht e shpeshtë në fëmijërinë e hershme, ngadalë humbet në periudhën e adoleshencës dhe nuk është shenjë e kurrfarë çrregullimi emocional apo psikologjik

Një numër i madh vogëlushësh ecin nëpër gjumë, gjë e cila i brengos shumë prindërit, sepse nuk dinë se çfarë po ndodh me fëmijën e tyre, transmeton Telegrafi.

Kjo dukuri relativisht e shpeshtë në fëmijërinë e hershme, humbet ngadalë në periudhën e adoleshencës dhe nuk është shenjë e kurrfarë çrregullimi emocional apo psikologjik, thonë ekspertët.

Ekzistojnë supozime që trashëgohet, zgjat kryesisht disa muaj apo një vit dhe zhduket spontanisht pa kurrfarë terapie.

Prandaj, nëse e hasni vogëlushin duke ecur nëpër gjumë, mos e zgjoni, sepse mund ta frikësoni. Me vendosmëri por butësisht kthejeni në krevat, duke i folur qetësisht që do të qëndroni pranë tij.

Në fazën e somnambulizmit fëmija nuk është fare i vetëdijshëm për veprimet e veta.

Zakonisht ndodh në gjumë të thellë, në fazën e tretë apo të katërt kur është e vështirë të zgjohet.

Nëse edhe zgjohet, disa minuta ndihet i përgjumur dhe i dezorientuar.

Fëmijët më së shpeshti ecin një apo dy orë pasi që të bien në gjumë të thellë, ndërsa kjo mund të zgjasë edhe deri në 20 minuta.

Në fund kryesisht vetë kthehen në krevat, duke mos iu kujtuar pikniku i natës. /Telegrafi/

Exit mobile version