Telegrafi

Sommer te Bayerni, zyrtarizimi është çështje ditësh

Yann Sommer do të transferohet te Bayern Munich gjatë afatit kalitmar të janarit.

Transfeirmi i zviceranit në Allianz Arena nga Borussia Moenchegladbach është thuajse punë e kryer, por pritet vetëm marrëveshja finale mes dy klubeve.

34-vjeçari që ka edhe gjashtë muaj kontratë me Gladbach i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit që ta lënë të lirë t’i bashkohet Bayernit, pasi ëndrra e tij ka qenë gjithmonë që të luaj për bavarezët.

Sport Bild ka raportuar se tani drejtuesit e dy skuadrave janë diskutuar detajet e fundit për transferimin e zviceranit në Allianz Arena.

Sommer pritet të jetë titullar në portën e Bayernit së paku deri në fund të sezonit, pasi Manuel Neuer është i lënduar dhe nuk mund të luaj deri në qershor.

Reprezentuesi zviceran pritet ta bëj realitet ëndrrën e tij për të luajtur te Bayern, derisa e pret një kontratë dy vjeçare e gjysmë.

Sommer është pjesë e Gladbach që nga viti 2014 kur iu bashkua nga Baseli për shumën e nëntë milionë eurove. /Telegrafi/