Ish-udhëheqësi i Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud është zgjedhur president pas një votimi përfundimtar që ishte i hapur vetëm për deputetët e vendit.
Ai mundi presidentin aktual, Mohamed Abudallahi Farmajo, i cili ka qenë në detyrë që nga viti 2017, përcjell Telegrafi.
Votimi u kufizua në 328 deputetë të Somalisë për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Mohamud mori 214 vota, duke mposhtur Farmajo, i cili fitoi 110 vota.
Rrethanat e pazakonta nxjerrin në pah çështjet e sigurisë së Somalisë, si dhe mungesën e llogaridhënies demokratike.
Zgjedhjet – të cilat u kontestuan ashpër dhe shkuan në një raund të tretë – u vonuan për gati 15 muaj për shkak të konflikteve të brendshme dhe çështjeve të sigurisë. /Telegrafi/