Site icon Telegrafi

Solskjer dëshiron qëndrimin e Pogbas te Manchester United

E ardhmja e Paul Pogba te Manchester United mbetet në dyshim, pasi kontrata e francezit me “Djajtë e Kuq” do të skadojë në vitin 2022.

United ka ushtruar opsionin e zgjatjes njëvjeçare, por prej muajsh tani po flitet për një lamtumirë të mundshme të francezit.

Ka qenë menaxheri i futbollistit, Mino Raiola, i cili është shprehur se do të vendosim në verë se çfarë do të bëjmë.

Por fjalët e menaxherit të lojtarit, nuk e ka zmbrapsur, trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, i cili e do qëndrimin e francezit në Old Trafford.

“Shpresoj që Pogba të fitojë këtu, me ne, dhe të qëndrojë”.

“Këtu, te Manchester United, gjithmonë ekziston dëshira e madhe për të fituar trofe. Sa më shumë trofe të fitojmë, aq më shumë lojtarët do të dëshirojnë të luajnë për ne”.

“Duhet ta ngremë nivelin dhe Pogba e dëshiron këtë. Paul ka qenë këtu për ca kohë dhe natyrisht ai dëshiron të fitojë diçka. Ai ka një qëndrim shumë, shumë pozitiv në stërvitje. Ai e do futbollin, është ambicioz, dëshiron sukses më shumë se kushdo tjetër në ekip”.

“Varet nga ne, duhet të fitojmë trofe. Kjo mund ta bëjë atë të qëndrojë. Shpresoj që ai të fitojë këtu dhe të qëndrojë”, – ka thënë Solskjer në një intervistë për ESPN. /Telegrafi/

Exit mobile version