Site icon Telegrafi

Solskjaer zbulon se si Man Utd refuzoi ta nënshkruante Haalandin për një shifër qesharake

Ole Gunnar Solskjaer ka zbuluar se Manchester United refuzoi mundësinë për të nënshkruar me Erling Haaland për 4 milionë funte.

Sulmuesi i Manchester City sapo është shpallur “Futbollisti i Vitit” nga Shoqata e Gazetarëve Sportit anglezë.

Solskjaer rekomandoi Haaland te United kur ishte trajner i Moldes – para se të transferohej në Old Trafford.

Lexo po ashtu Erling Haaland shpallet ‘Futbollisti i Vitit’ nga gazetarët sportivë në Angli

Megjithatë, ylli norvegjez përfundimisht do të shitej te RB Salzburg dhe Unitedi nuk do ta shfrytëzonte mundësinë për ta transferuar për një shifër të ulët.

“E telefonova Unitedin rreth gjashtë muaj para se të merrja drejtimin dhe u thashë se do të kisha këtë sulmues që kishim, por ata nuk dëgjuan”, ka thënë fillimisht Solskjaer për për The Sun.

“Kam kërkuar 4 milionë funte (4.5 milionë euro) për Haaland, por ata nuk e kanë nënshkruar”, përfundoi trajneri norvegjez.

Haaland përfundimisht përfundoi te City për 60 milionë euro dhe tani vlerësohet si sulmuesi më i vlefshëm në botë me 230 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version