Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer pretendon se ndeshja kundër Milanit mund të jetë një ndeshje e nivelit të Ligës së Kampionëve, ndërsa Zlatan Ibrahimovic e ka impresionuar te Rossonerët.
Trajneri norvegjez, i cili mbush 48 vjeç sot, foli për ‘traditën dhe historinë’ e Milanit pasi ekipi i tij do të përballët në 1/8 e Ligës së Evcropës.
“Është një dhuratë e bukur për ditëlindjen, apo jo? Të shikosh atë short!”.
“Është një short që mendoni se mund të jetë një ndeshje e Ligës së Kampionëve”.
“Ëhtë mirë për ne të kemi këto ndeshje dhe e presim me padurim. Ky ekip ka nevojë për sfida, dhe ne i shijojmë sfidat dhe i presim”.
“Tradita dhe historia e AC Milan, është një klub i shkëlqyeshëm që ne e mirëpresim dhe është një stadium i shkëlqyeshëm në të cilin shkojmë, dhe ne mezi po e presim”, deklaroi trajneri për shortin.
Solskjaer ka thënë edhe fjalë të mira për veteranin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic, i cili kaloi dy sezone në “Old Trafford” para se të transferohej te LA Galaxy.
“Zlatan, natyrisht, unë kam qenë aq i impresionuar, sa më duhet ta them këtë gjë”.
“Ai kishte një dëmtim kërcënues për karrierën kur ishte këtu, por u kthye ai që ishte kur shkoi në MLS, pastaj u kthye në Milan dhe e ka ngritur edhe skuadrën”, nënvizoi trajneri. /Telegrafi/