Telegrafi

Solskjaer thotë se Ronaldo nuk do t’i bashkohej kurrë Manchester Cityt

Cristiano Ronaldo nuk do të nënshkruante për Manchester City këtë verë, sipas trajnerit të Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer.

Agjenti i portugezit, Jorge Mendes, pati bisedime me një numër klubesh, dhe rivalët e qytetit të United ishin favoritët për të blerë portugezin derisa këta të fundit të fillonin negociatat për ta sjellë atë përsëri në Old Trafford.

Tifozët e United ishin të mërzitur për mundësinë e bashkimit të Ronaldos me Cityn, por Solskjaer ka hedhur poshtë sugjerimin se ishte ndonjëherë një mundësi.

Lexo po ashtu Ibrahimovic 'shpërthen' ndaj aventurës së parë të Ronaldos te Manchester United

Me Ronaldon duke u bërë gati për të bërë debutimin e tij të dytë për United në ndeshjen e tyre kundër Neëcastle të shtunën (sot) , norvegjezi u pyet nëse perspektiva e kalimit të sulmuesit në City kishte qenë “e frikshme”.

“Unë nuk mendoj se kishte ndonjë perspektivë për këtë”, u përgjigj ai.

Lexo po ashtu Në bazë të statistikave numerike, Ronaldo shpallet si më i miri i të gjitha kohërave – para Messit, Maradonës e Peles

I pyetur nëse Ronaldo mund të bashkohej me Cityn ndonjëherë, ai tha: “Unë nuk mendoj kështu.”

Mendes pati biseda me klube të ndryshme gjatë verës ndërsa klienti i tij shikonte për të siguruar një largim nga Juventusi, por në fund u rikthye te Djajtë e Kuq. /Telegrafi/