Telegrafi

Solskjaer thotë se Pogba nuk do të largohet nga United: Ai është i lumtur

Ole Gunnar Solskjaer është i bindur se Paul Pogba nuk do të largohet nga Manchester United gjatë verës.

Trajneri norvegjez ka folur për situatën e francezit në Old Traford, me Pogban që lidhet me skaudrat më të mëdha evropiane si Juventus, Real Madrid apo Manchester United.

Solskjaer ka deklaruar se spekulimet në lidhje me të ardhmen e lojtarit do të jenë gjithmonë, por e rëndësishme është lidhja që kanë ata mes vete.

“Spekulimet në lidhje me Paul do të jenë gjithmonë aktive, ne kemi një dialog të mirë dhe të hapur me të, kështu që ajo për të cilën flasim dhe si e shohim situatën mbetet midis nesh”.

Tutje tekniku norvegjez ka deklarur se francezi është i lumtur dhe po luan shumë mirë këtë edicion.

“Unë jam thjesht i lumtur ta shoh Pogban se si është i përqëndruar dhe po luan shumë mirë, ai është i lumtur brenda vetës”, ka deklaruar Solskjaer.

27-vjeçari spekulohet se mund të largohet nga Djajtë e Kuq gjatë afatit kalimtar të verës, pasi ofertat për të nuk mungojnë.

Por trajneri norvegjez insiston se Pogba është i lumtur në Old Traford dhe se mund ta vazhdojë kontratën e cila i skadon në verën e vitit 2022. /Telegrafi/