Menaxheri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka lavdëruar qëndrimin e Paul Pogba dhe thotë se do të ndërtojë ekipin e tij përreth mesfushorit francez.
Pogba duroi një marrëdhënie të çoroditur me ish-menaxherin Jose Mourinho, i cili u shkarkua para disa javësh nga drejtuesit e Unitedit.
Megjithatë, 25-vjeçari francez, i cili ka qenë i lidhur me një lëvizje te Juventusi në javët e fundit, duket se është rilindur në dy ndeshjet e para të trajneri të ri Solskjaer.
Kjo pasi Pogba ka shënuar dy herë në fitoren e së mërkurës në Huddersfield dhe këto paraqitje kanë bërë që trajneri norvegjez të ka besim të madh në të dhe të ndërtojë skuadrën rreth tij.
“Mendoj se Paul është një lojtar i madh, ai është një nga lojtarët kryesorë dhe më të mirë në botë”, ka thënë fillimisht Solskjaer në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes me Bournemouthin.
“Ai ka bërë shumë mirë me mençurinë e tij dhe është një djalosh i madh, i cili ka fituar duele me kokë, ndërhyrje e gjithçka tjetër”.
“Qëndrimi i tij ka qenë i përsosur dhe ky është çelësi”.
“Jemi duke kërkuar për të ndërtuar një ekip përreth tij natyrisht, por ka shumë lojtarë cilësorë”, përfundoi trajneri i Unitedit. /Telegrafi/