Site icon Telegrafi

Solskjaer: Reputacioni i Sanchezit dhe Lukakut nuk do të thotë asgjë

Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Menaxheri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer i ka thënë Romelu Lukakut dhe Alexis Sanchezit se reputacioni i tyre nuk do të ndikojë që të përfshihen në formacionet startuese.

Dyshja është bërë pjesë e skuadrës së parë pak pasi që norvegjezi e zëvendësoi Jose Mourinhon në dhjetor.

Romelu Lukaku (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Mediat e huaja raportojnë se trajneri do të bëjë disa ndryshime në sfidën e nesërme kundër Crystal Palacet.

“Është një mundësi që ata të luajnë me potencialin e tyre, reputacioni është një gjë. Potenciali është i lartë dhe jam i sigurt se për shkak të performancës, mund të arrijnë lart”.

Lexo po ashtu Sanchez pritet të largohet në verë nga Manchesteri

“Pra, ky mund të jetë një mundësi për ata dy të gjejnë formën e duhur dhe të më shkaktojnë kokëdhimbje për ndeshjet e ardhshme”.

Alexis Sanchez

“Romelu krijoi dy mundësitë të mira kundër Liverpoolit, është një pozitë e ndryshme për të. Lëndimi i Rashfordit nënkuptonte se duhej të mbështeteshim tek ai”.

“Ai nuk mund të bënte shumë punë mbrojtëse, prandaj qëndrimi dhe shkalla e punës së Lukakus ishte fantastike”, pohoi norvegjezi.

Lexo po ashtu Interi mendon për Lukakun në rast se largohet Icardi

Ndryshe, United do të jetë mysafirë i skuadrës së Palacet gjatë ditës së nesërme me fillim në ora 21:00. /Telegrafi/

Exit mobile version