Telegrafi

Solskjaer: Pogba nuk largohet në janar nga Unitedi

Ole Gunnar Solskjaer ka insistuar se Paul Pogba nuk do të shitet në janar nga Manchester United.

Mesfushori francez po e kërkon largimin nga Djajtë e Kuq, derisa e pëlqen kalimin te Real Madridi ose te Juventusi.

Por, trajneri norvegjez ka deklaruar se Pogba nuk do të largohet në janar nga Old Trafford.

“Nuk do ta shihni Paul Pogban duke u larguar në janar”, ka thënë strategu i Unitedit.

Lexo po ashtu Juve përgatitet ta transferojë Pogban në janar, në ofertë përfshin edhe lojtar

“Ai është me ne dhe është i lumtur. Ai ka thënë disa herë se e dashuron këtë skuadër dhe nuk do të largohet në janar nga ne”, ka shtuar më tej Solskjaer.

Pogba pritet që në verën e këtij vitit t’i thotë lamtumirë skuadrës angleze, e që destinacioni i tij i radhës pritet të jetë Spanja. /Telegrafi/