Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar se kanë plane për tregun e janarit, por edhe atë të verës.
Skuadra e Solskjaerit ka duruar fillimin më të keq të sezonit në 30 vitet e fundit të klubit, por nënkryetari ekzekutiv Ed Woodward ka përsëritur mbështetjen e tij për menaxherin norvegjez.
Solskajer ka folur së fundmi për përforcime të mundshme, ku ka treguar se klubi ka bërë plane për afatin e janarit dhe të verës.
“Unë flas me Edin shpesh dhe rregullisht. Kemi folur shumë herë, kemi një plan dhe e dimë se kemi marrë disa vendime që ndoshta në afat të shkurtër do të na dëmtonin, por e dimë se në planin afatgjatë do të na sjellin dobi. Kjo është pjesë e planit”, ka thënë fillimisht Solskajer.
“Por, rezultatet janë gjithmonë gjëja kryesore dhe ne mund të ecim përpara më shpejt nëse marrim rezultate dhe bëjmë paraqitje të mira”.
“Jam i sigurt që do të arrijmë atje. Është ende duke u planifikuar afati i ardhshëm i transferimeve, afati i verës dhe se si ne shohim ekipin duke ecur përpara”, përfundoi norvegjezi. /Telegrafi/