Site icon Telegrafi

Solskjaer planifikon të shpenzojë të gjithë buxhetin e ofruar për transferime të verës

Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Carl Recine/Pool via Getty Images/Guliver)

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, është i gatshëm të shpenzojë të gjitha 140 milionë funtet e dhëna nga drejtuesit për afatin e verës.

Sipas mediumit The Sun, pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve, Solskjaer e di se ka një shans më të mirë për të marrë lojtarët më të mirë për ta ndihmuar ekipin drejt sukseseve.

Unitedi ka mohuar raportet në Gjermani se ata kanë bërë përpjekje për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho për 89 milionë funte.

Lexo po ashtu Dortmundi refuzon mega ofertën e Unitedit për Sanchon

Por, Solskjaer ende e dëshiron Sanchon, por ka edhe dy kërkesa tjera, një mesfushor dhe një mbrojtës të krahut, me Ben Chilwell të Leicester Cityn në radar.

Ai ka 140 milionë funte apo 155 milionë euro për të financuar misionin e tij të shpenzimeve.

Lexo po ashtu Sancho, Grealish dhe lojtarët në listën e dëshirave të Solskjaer – formacioni i mundshëm i Unitedit në sezonin e ri

“Klubi e di atë që unë mendoj se ne kemi nevojë dhe do të përpiqemi ta ndjekim atë dhe të shohim se ku do të përfundojmë”, ka thënë fillimisht Solskjaer.

“Liga e Kampionëve do të thotë se duhet të kemi ekipe kundërshtare më të mira vitin e ardhshëm, lojëra më të mëdha, dhe ne duhet ta rritim atë sepse çdo javë në Ligën e Kampionëve ju duhet të luani me ekipin tuaj më të mirë”, përfundoi trajneri i Unitedit. /Telegrafi/

Exit mobile version