Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka shprehur zhgënjimin e tij pas finales së humbur të ekipit të tij ndaj Villarrealit në Ligën e Evropës.
Djajtë e Kuq humbën mundësinë për të fituar trofeun e dytë më të vlefshëm për klube evropiane, pasi u mposhten në finale nga “Nëndetësja e Verdhë”.
Loja e rregullt u mbyll me rezultat 1-1, ashtu sikurse edhe dy vazhdimet nga 15 minuta, ndërsa fituesi u përcaktua vetëm nga trileri i penalltive.
21 penallti radhazi u shënuan nga të dyja skuadrat, ndërsa vetëm e 22-ta u humb nga portieri De Gea dhe Villarreali u shpall në fund fitues.
Kjo humbje e finales ka lënë të zhgënjyer të gjithë te Unitedi e në veçanti trajnerin Solskjaer, i cili ka folur me zhgënjim pas ndeshjes.
💛 Villarreal = 2021 Europa League winners! 🏆#UELfinal pic.twitter.com/a9ewWhe5am
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) May 26, 2021
“Zhveshtoja është e qetë. Është një zhveshtore e zhgënjyer. Ky është futbolli, ndonjëherë vendoset me një goditje. Duhet të mësojmë nga kjo, jo nga aroma, por nga ndjenja dhe këtë ndjenjë duhet të sigurohemi që të mos e marrim përsëri”, ka thënë fillimisht Solskjaer pas finales së humbur.
“Ne nuk u paraqitëm, nuk luajtëm aq mirë sa dimë dhe sa mund të bëjmë. Unë mendoj se kemi filluar mirë, ata shënuan me goditjen e tyre të vetme në portë. Jemi të zhgënjyer që të pranojmë gola nga një lojë e atij lloji”.
“Ata na e bënë të vështirë, na mbyllën hapësirat. Ata mbrojtën mirë dhe ne nuk krijuam mjaft shanse të mëdha. Tani nuk është koha të tregoj gishtin në atë që unë do të kisha bërë ndryshe, por kur ti dilni pa një trofe nuk keni bërë gjithçka siç duhet”.
“Ne po afrohemi gjithnjë e më shumë, gjithnjë e më mirë. Jemi një goditje larg nga marrja e një trofeu dhe një nate të mirë. E vetmja mënyrë për të pasur kufijtë në anën tuaj është të përmirësoheni dhe të bëheni më mirë”, përfundoi trajneri i Unitedit. /Telegrafi/