Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ndihet i lumtur pas fitores së thellë ndaj RB Leipzig në kuadër të ndeshjes së dytë të grupeve në Ligën e Kampionëve.
Djajtë e Kuq mposhtën gjermanët me rezultat 5-0 në takimin e Grupit H, duke betonuar pozitën e parë me gjashtë pikë nga dy ndeshjet e para.
Shënuesit e Unitedit në këtë ndeshje ishin Mason Greenwood (21’), Marcus Rashford (74’, 78’, 90+) dhe Anthony Martial (87’).
Kjo fitore e ka bërë të lumtur trajnerin Solskjaer, i cili ka vlerësuar në maksimum skuadrën e tij dhe në veçanti sulmuesin Rashford, i cili shënoi het-trik.
“Leipzig është një ekip i pabesueshëm me presion dhe intensitet, por unë mendoj se ishim të shkëlqyeshëm. Ne ishim shumë të përqendruar, lojtarët e dinin se do të ishte e vështirë”, ka thënë fillimisht Solskjaer pas ndeshjes.
“Çdo skuadër shkon për të fituar çdo lojë të futbollit. Mendoj se bëjmë më mirë kur përqendrohemi te vetja, dhe kjo është ajo që bëmë sonte”.
“Unë mendoj se rezultati ishte pak fascinues, por kur ju luani siç luajtëm ne, mund t’u shkaktojmë atyre probleme”.
“Marcus ishte fantastik. Ai punoi shumë pasi erdhi nga banka dhe bëri një ndikim të jashtëzakonshëm. Ju shpresoni që të mund të bëni një ndikim nga bankina, dhe kur keni lojtarë të tillë në rezervë është shumë mirë për ne”, përfundoi norvegjezi. /Telegrafi/