Njeriu që e zëvendësoi Jose Mourinhon, Ole Gunnar Solskjaer gjithashtu ka folur pas fitores 2-1 të Manchester Unitedi ndaj Tottenham Hotspurit.
Djajtë e Kuq e fituan derbin e javës së 15-të në ligën angleze ndaj Spurs dhe trajneri norvegjez u shpreh shumë i kënaqur me lojtarët e tij.
“Djemtë po mësojnë dhe po zhvillohen çdo herë më shumë, por sonte ishin fantastik”, ka thënë Solskjaer.
“Tri pikët janë të mëdha për ne. Ne kemi shumë barazime deri më tani në këtë sezon dhe duhet të fitonim”.
“Është një mësim sidomos nga dy ndeshjet e fundit dhe është mirë që të rikthehemi me fitore. Ne duhet të vazhdojmë me këtë shpirt luftarak dhe ta kthejmë skuadrën në rrugët e fitores”, ka shtuar më tej norvegjezi.
Edhe Jose Mourinho e pranoi se Unitedi ishte më i mirë se skuadra e tij Tottenhami, derisa pësoi humbjen e parë nga katër ndeshje të zhvilluara. /Telegrafi/