Telegrafi

Solskjaer, pas dygolëshit të francezit: Ky është Pogba i vërtetë

Manchester United ka shënuar fitore para shikuesve të vetë me rezultat 3:1 kundër Huddersfieldit.

Menaxheri i Djajve të Kuq, Ole Gunnar Solskjaer ka folur pas takimit duke thënë se Paul Pogba ka filluar ta gjej formën më të mirë.

Francezi ishte lojtari kryesor në triumfin e ekipit duke realizuar edhe dy gola të mërkurën.

Foto: Man Utd/Twitter

“Ky është Pauli që unë e njoh, një që e kam njohur qëkur e kam pasur në skuadrën rezervë”, tha Solskjaer.

“Ai gjithmonë ka qenë një djalë i lumtur dhe gjithmonë ka pasur një buzëqeshje në fytyrën e tij”.

“Kur luani për United duhet të jeni të lumtur, sigurisht kjo është një përgjegjësi, por është edhe një nder dhe privilegj”.

Lexo po ashtu Unitedi bindës në fitoren ndaj Huddersfieldit

“Ai e di se çfarë do të thotë të luash për Man United. Paul krijoi dy ose tre raste në ndeshjen e fundit, këtë herë i shënoi dy vetë”, tha norvegjezi.

Ndryshe, Solskjaer mori drejtimin e skuadrës angleze pas shkarkimit të trajnerit portugez, Jose Mourinho. /Telegrafi/