Manchester United ka shënuar fitore para shikuesve të vetë me rezultat 3:1 kundër Huddersfieldit.
Menaxheri i Djajve të Kuq, Ole Gunnar Solskjaer ka folur pas takimit duke thënë se Paul Pogba ka filluar ta gjej formën më të mirë.
Francezi ishte lojtari kryesor në triumfin e ekipit duke realizuar edhe dy gola të mërkurën.
“Ky është Pauli që unë e njoh, një që e kam njohur qëkur e kam pasur në skuadrën rezervë”, tha Solskjaer.
“Ai gjithmonë ka qenë një djalë i lumtur dhe gjithmonë ka pasur një buzëqeshje në fytyrën e tij”.
“Kur luani për United duhet të jeni të lumtur, sigurisht kjo është një përgjegjësi, por është edhe një nder dhe privilegj”.
“Ai e di se çfarë do të thotë të luash për Man United. Paul krijoi dy ose tre raste në ndeshjen e fundit, këtë herë i shënoi dy vetë”, tha norvegjezi.
Ndryshe, Solskjaer mori drejtimin e skuadrës angleze pas shkarkimit të trajnerit portugez, Jose Mourinho. /Telegrafi/