Site icon Telegrafi

Solskjaer: Nuk pendohem për largimet që bëra nga United

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer nuk është penduar që ka lejuar largimin e lojtarëve si Romelu Lukaku, Alexis Sanchez dhe Ashley Young te Interi. 

Nerazzurrët nënshkruan me Lukakun dhe huazuan Sanchezin verën e kaluar, ndërsa Young erdhi në janar si huazim.

Trajneri norvegjez ka thënë se ai nuk pendohet për largimet që bëri.

“Më duhet të marr vendime që mendoj se janë në të mirë të klubit”.

“Vendimet që kemi marrë verën e kaluar dhe në janar, duke futur lojtarët dhe duke i lejuar të ecin përpara, sipas meje ishin vendime për të mirën e klubit dhe ekipit”

“Prapë do të merrja të njëjtin vendim nëse mund të kthehem gjashtë ose 12 muaj pas”, ka thënë Solskjaer.

Lukaku ka qenë një lojtar i rëndësishëm për Nerazzurrët këtë sezon, duke kontribuar me 20 gola në 30 ndeshje të Series A. /Telegrafi/

Exit mobile version