Telegrafi

Solskjaer nuk e do Martialin te United

Anthony Martial dhe Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Marc Atkins/Getty Images)

Anthony Martial nuk ka arritur ta bind Ole Gunnar Solskjaerin që ta mbajë në skuadër edhe për sezonin e ri.

Trajneri i Manchester United nuk ishte i kënaqur me paraqitjet e sulmuesi francez në barazimin me Chelsean, duke e lënë jashtë për ndeshjen ndaj Huddersfield.

As bordi i skuadrës angleze nuk është i kënaqur me paraqitjet n këtë sezon të Martial, andaj po mendohet shitja e tij, raporton Daily Mail.

Solskjaer duket se do ta lejoj largimin e Martial në verë, duke i liruar vendin kështu transferimeve të reja.

Sulmuesi francez është në radarin e skuadrave si PSG e Inter, por që ende nuk ka ndonjë ofertë zyrtare. /Telegrafi/