Site icon Telegrafi

Solskjaer: Në pjesën e parë ishim me fat, e dyta ishte speciale

Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Fred Lee/Getty Images/Guliver)

Ole Gunnar Solskjaer është shprehur mjaftë i lumtur me fitoren bindëse që morën në startin e sezonit 2019/20.

Manchester United e mposhti 4-0 Chelsean në Old Trafford, për ta filluar kështu sezonin me tri pikë që ua sollën, Marcush Rashford me dy gola, Anthony Martial dhe Daniel James.

Trajneri norvegjez e ka pranuar se ishin me fat që në pjesën e parë shënuan gol dhe arritën të mbrohen, derisa për pjesën e dytë ka thënë se ishte e mrekullueshme.

Manchester United vs Chelsea (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

“Duhet ta pranoj se në pjesën e parë nuk e zhvilluam lojën tonë dhe ishim shumë me fat që shënuan gol. Ne arritëm të mbroheshim mirë, derisa kishim dy shtylla të goditura, mund të them që kishim fat”, ka deklaruar Solskjaer pas ndeshjes.

“Pjesa e dytë ishte spciale, kemi zhvilluar kundërsulme të shpejta, por pa harruar edhe fazën defanzive”.

Lexo po ashtu Maguire: Duhet ta bëjmë Old Traffordin një kështjellë

“Kishim një lidhje të mirë mes mbrojtësve dhe mesfushorëve, derisa mesfushorët e përfunduan punën me sukses për fazën ofanzive”, ka shtuar më tej trajneri i Djajve të Kuq.

Unitedi i është bashkuar skuadrave si, Manchester City, Liverpool, Arsenal dhe Tottenham Hotspur, që fituan tri pikët e para, derisa në xhiron e dytë do të përballen me Wolverhampton Wanderers në udhëtim. /Telegrafi/

Exit mobile version