Telegrafi

Solskjaer mund ta transformojë skuadrën e Evertonit duke transferuar tre lojtarë të Unitedit

(Foto: The Sun)

Klubi anglez, Everton, është në kërkim të trajnerit të ri prej se e shkarkoi Frank Lampardin.

Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, është një nga kandidatët potencialë për ta marrë punën në Goodison Park.

Strategu norvegjez është pa punë prej se u shkarkua nga Djajtë e Kuq në nëntor të vitit 2021. Por, tashmë është lidhur me një rikthim në futboll dhe është në bisedime me klubin anglez që ndodhet në krizë dhe rrezikon rënien nga Liga Premier.

Ky mund të ishte formacioni kryesor i Evertonit nën drejtimin e Solskjaer (Foto: The Sun)

Në rast se Solskjaer merr drejtimin e Evertonit, pritet që ai të ribashkohet me disa nga ish-lojtarët e tij që i kishte në Old Trafford.

Emrat, si Harry Maguire, Phil Jones e Scott McTominay, janë në listën e shitjes së Unitedit dhe 49-vjeçari do ta konsiderojë një ribashkim.

Ai mund ta përdorë formacionin e preferuar 4-2-3-1 duke i përfshirë edhe futbollistët më të mirë të Evertonit që do t’i kishte në dispozicion. /Telegrafi/

Formacioni alternativ në rast se Solskjaer bëhet trajner i Evertonit (Foto: The Sun)