Site icon Telegrafi

Solskjaer lëvdon dy legjendat e Unitedit, Johnsen dhe Stam – thotë se do t’i kishte transferuar po t’i jepej mundësia

Ole Gunnar Solskjaer ishte pjesë e skuadrës së legjendave të Manchester Unitedit në fitoren 5-0 ndaj Bayern Munichut për një ndeshje bamirëse.

Norvegjezi e zëvendësoi Andy Colen në takimin e zhvilluar në Old Trafford, ndërsa shënoi gol pas pak sekondave inkuadrimi në lojë.

Pas ndeshjes, Solskjaer u deklarua rreth përballjes, por edhe befasoi më vonë duke thënë se do t’i dëshironte dy ish-bashkëlojtarë të tij te Manchester Unitedi.

Ronny Johnsen (Foto: Lintao Zhang/Getty Images/Guliver)

“Ishte fantastike që të isha sërish në fushë me lojtarët dhe tifozët”, tha norvegjezi për BT Sport pas ndeshjes .

“Janë më shumë se 20 vite kur kemi luajtur së bashku me këta emra, është ndjesi fantastike. Por, muskujt e mi nuk dëshirojnë të luajnë më. Disa lojtarë janë ende në formë, vrapojnë shpejt dhe kanë disa gjuajtje tejet të mira”.

Jaap Stam (Foto: Nathan Stirk/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Manchester United u pyet se cilët lojtarë e impresionuan dhe po të kishte mundësi t’i transferonte te Djajtë e Kuq.

Lexo po ashtu Solskjaer inkuadrohet nga banka rezervë për të shënuar ndaj Bayernit në ndeshjen bamirëse

“Ronny Johnsen dhe Jaap Stam”, u përgjigj trajneri norvegjez. “Ne mund të luanim me ata dy mbrapa, më kanë impresionuar”, ka shtuar më tej Solskjaer. /Telegrafi/

Exit mobile version